Aksident tragjik në Shkup, vetura godet për vdekje këmbësorin

Më datë 27.01.2023 në ora 20.15 në SPB Shkup është raportuar se në ora 19.45 në kryqëzimin e rrugëve “Kemal Sejfula”, “Aleksandar Urdarevski” dhe “Bosnjë e Hercegovina”, automjeti i pasagjerëve “golf 5” me targa të Shkupit i drejtuar nga I.J (18) nga fshati Brezë i Shkupit, ka goditur këmbësorin Sh.R (71) nga Shkupi.

Në vendin e aksidentit këmbësori iu është nënshtruar plagëve të marra, ku nga ana e mjekut të Emergjencave Mjekësore është konstatuar vdekja, ndërsa shoferi I.J ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”.

Në vendin e aksidentit mbikqyrje ka bërë ekipi nga SPB Shkup dhe Prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion, përcjell Klan Macedonia.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *