Arijan Ademi mund të largohet nga Kroacia, sinjale nga klubi i njohur turk

Arijan Ademi mund të largohet nga Kroacia, sinjale nga klubi i njohur turk.Në mediat turke ka dalë emri i klubit që dyshohet se ka nisur negociatat me Ademin.

Bëhet fjalë për Adana Demirspor, skuadrën e gjashtë të kampionatit turk, e drejtuar nga trajneri i famshëm italian Vincenzo Montella.

Klubi turk aktualisht po peshon mes Ademit dhe francezit Tiemoue Bakayokos, i cili është drejt daljes nga Milano.

Ademi, mesfushori 31-vjeçar, ka luajtur 351 ndeshje për Dinamon dhe ka shënuar 39 gola me 29 asistime.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *