Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se viktimat e Reçakut i kanë treguar botës për tragjedinë që e kanë përjetuar shqiptarët. Kryeministri Albin Kurti tha se masakra ka nxitur më së shumti ndryshime të qëndrimeve të shteteve të huaja për “atë që po bënte Serbia në Kosovë”.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ish-ambasadori amerikan, William Walker, i cili gjatë vitit 1999 ka shërbyer si shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe ka dokumentuar krimet e kryera në këtë fshat. Ngjarja e Reçakut është pasuar nga bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë dhe Serbi.