L3Harris Technologies, një kompani amerikane e hapësirës ajrore dhe mbrojtjes, ka marrë një kontratë prej 40 milionë dollarësh të Departamentit të Mbrojtjes (DoD) për të ofruar 14 sisteme raketore “VAMPIRE” për të forcuar përpjekjet e mbrojtjes së sigurisë së Ukrainës.
Kjo është bërë e ditur nga kompania në një deklaratë për shtyp, shkruan Ukrinform, përcjell Telegrafi.
Siç thuhet më tej, “VAMPIRE” do të lejojë forcat tokësore të Ukrainës të synojnë dhe të rrëzojnë dronët e armikut dhe të mbrohen kundër kërcënimeve tokësore ruse.
“Ne kemi investuar në prokurim, testim dhe certifikim që nga gushti, kështu që prodhimi i VAMPIRE mund të fillojë pa vonesë. Ne jemi të përkushtuar të mbështesim një partner strategjik të SHBA-së me një aftësi të fuqishme, ndërsa populli i Ukrainës vazhdon të mbrojë vendin e tij”, ka thënë zyrtari i L3Harris, Luke Savoie.