Të pakënaqurit në BDI nga nesër në terren, Mexhiti dhe Bexheti paralajmërojnë aktivitete në Studeniçan

Grupi i pakënaqur brenda BDI-së, i ahstuquaituri “Grupi i zjarrit” ka paraljmëruar takim me strukturat partiake te Deges së BDI-së në Studeniçan.

Takimi do të realizohet gjatë ditës së neserme ne ora 19:00 ndersa ne të do të jenë prezent shumë funksionarë të lartë të BD1-
së si Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi dhe Visar Ganiu.

Të nderuar, ju njoftojmë se funksionarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim-BDI: Izet Mexhiti (nënkryetar i BDI-së dhe deputet), Blerim Bexheti (sekretar organizativ i BDI-së dhe kryetar i Komunës së Sarajit), Visar Ganiu (anëtarë i Kryesisë Qendrore të BDI-së dhe kryetar i Komunë së Çairit), Musa Xhaferi (kryetar i Këshillit mbikëqyrës të BDI-së), Nevzat Bejta(anëtar i Kryesisë Qendrore të BDI-së), Kastriot Rexhepi (deputet), Bashkim Hasani(zëvendës-ministër i Mbrojtjes), Adnan Ejupi(sekretar shtetëror në Ministrinë e Sistemit Politik), do të realizojnë takim me strukturat partiake të Degës së BDI-së në Studeniçan.
Takimi do realizohet të shtunën (më datë 07.01.2023), me fillim në ora 19:00 në lokalin “SportPlus” që gjendet në Qendër të Studeniçanit, respektivisht përballë Xhamisë Qendrore” – thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Izet Mexhiti dhe Blerim Bexheti.

Ndryshe, nenkryetari i BDI-së, njëherë edhe piesëtarë i “Grupit te zjarrit”, Izet Mexhiti ne konferencen per shtyp me 27 dhjetor tha se pas njoftimit te publikut me pakenaqësite ndaj ekzekutivit, grupi “do te zbres në baze”.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *