Golden State Warriors ka qenë skuadra e vitit në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Ka qenë një vit fantastik në NBA ku Warriors arritën të fitojnë titullin e shtatë në histori të klubit.
Warriors në fakt e mbyllën sezonin në pozitën e tretë në Konferencën e Perëndimit me 53 fitore e 29 disfata.
Phoenix Suns ishin të parët në lindje derisa Memphis Grizzlies të dytët, derisa pas Warriors u renditën Dallas Mavericks, Utah Jazz, Denver Nuggets, Minnessota Timberwolves, New Orleans Pelicans, LA Clippers e San Antonio Spurs.
Ndërkohë në lindje ishte Miami Heat që e mbyllën në vendin e parë në Lindje, ku lanë mbrapa ekipe si Boston Celtics, Milwaukee Bucks, Philadelphia 76ers, Toronto Raptors, Chicago Bulls, Brooklyn Nets, Atlanta Hawks, Cleveland Cavaliers e Charlotte Hornets.
Në finalen e madhe të NBA, Golden State Warriors triumfoi ndaj Boston Celtics pas gjashtë ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 4-2.
Rruga deri në finale për Warriors dhe Celtics
Për të arritur deri në finalen e madhe të NBA, Golden State Warriors ka eliminuar tre kundërshtarë gjatë rrugës.
Fillimisht Warriors triumfuan ndaj Denver Nuggets pas pesë ndeshjeve duke i fituar katër nga to dhe duke humbur një tjetër (4-1).
Në gjysmëfinalen e Konferencës së Perëndimit, Warriors mposhtën Memphisin me seri 4-2, derisa në finalen e Konferencës triumfuan lehtësisht ndaj Dallas 4-1.
Në anën tjetër Boston mposhti skuadra shumë më të forta dhe e kishte më të vështirë rrugën drejt finales.
Celtics fillimisht eliminuan Brooklyn Nets me katër fitore (4-0), ndërsa pas saj eliminuan Milwaukee Bucks pas shtatë ndeshjeve 4-3.