Temperatura të larta rekorde në Alpe

NGJAJSHËM ËSHTË EDHE NË VENDET TURISTIKE MALORE NË MAQEDONINË E VERIUT

Nga ana tjetër, në Evropë nuk është problem mjegulla, sa janë ditët e ngrohta për këtë periudhë të vitit. Temperaturat e pazakonshme të larta për fillimin e muajit janar u kanë shkaktuar dëme një numri të madh të qendrave dimërore të skijimit, të cilat kanë mbetur pa borë. Vendet e njohura turistike në Alpe nuk duken si zakonisht në dimër, ndërsa një pjesë e pistave të skijimit janë të mbuluara vetëm me borë artificiale, bar dhe gur. Ngjajshëm është edhe në vendet turistike malore në Maqedoninë e Veriut, ku në ditët e para të vitit ka shumë vizitorë, jo për skijim, por për ajër të pastër, për dallim nga qytetet të zhytura në mjegull dhe smog.

Në pistat e skijimit nëpër Evropë gjelbëron bari. Mungesa e borës tashmë u ka shkaktuar kokëdhimbje operatorëve të qendrave të skijimit, në Alpe dhe në masivet tjera malore ndërsa i ka kthyer edhe miliona turistë të cilët zakonisht i vizitojnë vendet e njohura për sportet dimërore në këtë periudhë të vitit. Mbulimi i pistave me borë artificiale nuk është i mjaftueshëm për adhuruesit e zonave të bardha malore, sepse përreth shohin vetëm shkëmbinjtë, gjelbërimin ose baltën. Në pamje të këtillë kanë hasur vizitorët në Insbruk në Austri, Vilar – sur – Olon dhe Kran Montana në Zvicër, por edhe qendrat gjermane të skijimit. Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve të borës krijojnë shqetësime edhe në aspekt të ndryshimeve klimatike. Në një rajon të madh, duke filluar nga Franca deri në Poloni, miliona njerëz ditët i kalojnë në mëngë të shkurtëra me temperatura  dyshifrore, të cilat diku janë ngritur deri në 20 gradë, si për shembull në Gjermaninë qendore. Shërbimet meteorologjike zvicerane kanë shënuar ditët më të ngrohta që kur ka filluar matja, ndërsa stacioni meteorologjik Delemon, në malin Zhura, përgjatë kufirit me Francën, ka vërejtur temperaturën rekorde prej 18.1 gradë Celzius në ditën e parë të këtij viti. Në blogun e tij, Meteo-Suisse ka bërë shaka.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *