Në rolin e vendit kryesues me OSBE-në, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e cila bashkon 57 vende nga tre kontinente, Maqedonia e Veriut këtë vit do të ketë detyra serioze në një momentet më të vështira si për Evropën, ashtu edhe për organizatën. Në mesin e prioriteteve, siç ka numëruar Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, është kthimi i paqes, por edhe i misionit të OSBE-së në Ukrainë, lufta kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor, mbrojtja e të drejtave të grave dhe bashkësive të tjera pakicë. Në buxhetin e shtetit këtë vit tashmë janë ndarë pesë milionë euro për shpenzimet, në mesin e të cilave pjesa më e madhe do të jenë për organizimin e konferencës me pjesëmarrjen e 70 shefave të diplomacive në Shkup.
Nga vendi konsumator, kur në vitin 1992 filloi të veprojë misioni i parë në terren i OSBE-së, Maqedonia e Veriut këtë vit është krye të organizatës më të madhe të sigurisë e cila bashkon 1,3 miliardë banorë në 57 shtete, nga Kanadaja deri në Kirgistan në Azinë Qendrore. Shefi i diplomacisë Bujar Osmani, si kryesues me OSBE-në, në mesin e prioriteteve për veprim, Ukrainën e veçon si temë dominante.
“Ne do të duhet të gjejmë mënyrë si ta kthejmë OSBE-në në Ukrainë, si të kontribuojmë, së pari në vendosjen e paqes, më pas në zbatimin e paqes dhe lehtësimin e jetës së njerëzve në këtë rajon konflikti. Do të jetë pikëpyetje edhe si do të komunikojmë me Rusinë. OSBE-ja për momentin është ndoshta organizata e vetme që ka një lloj komunikimi me Rusinë.” – deklaroi Bujar Osmani.