Si e ndryshoi njëherë e përgjithmonë botën pushtimi rus i Ukrainës

Nga George F.Will “Washington Post’

Menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë, e cila nisi kur Gjermania sulmoi Poloninë, dhe kur Britania iu përmbajt angazhimit të saj ndaj Polonisë, Henry Channon, një deputeti britank i Partisë Konservatore, mori pjesë në një aktivitet të shoqërisë së lartë në Londër me Lady Cunard.

Duke parë grumbullimin e ajkës së shoqërisë londineze dhe duke u habitur se sa shpejt ishte rivendosur normaliteti për ata, Channon tha i kënaqur:”Kjo është ajo për të cilën luftuam?. Zonja Cunard u përgjigj thatë:”Pse, janë të gjithë polakë?”.

Luftërat, përfshirë atë që nisi 10 muaj më parë, bëjnë që ngjarjet të marrin trajektore të paparashikuara, të cilat në tonalitetin e tyre e eklipsojnë origjinën e luftërave. Në fund të këtij viti bota ka ndryshuar në mënyrë të jashtëzakonshme në krahasim me botën e fillimit të këtij  viti.

Më 24 shkurt, Vladimir Putin nuk mund ta imagjinonte se vendimet e shpejta të Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n do ta zgjeronin kufirin e aleancës me Rusinë me shumë më tepër kilometra sesa ushtria e tij plot probleme ka përparuar deri më sot në Ukrainë.

Tre nga gabimet më spektakolare gjeostrategjike të 250 viteve të fundit kanë përfshirë Rusinë:pushtimi i Napoleonit 210 vjet më parë, pushtimi i Hitlerit 129 vjet më vonë, dhe pushtimi rus i Ukrainës 81 vjet më pas. Putini synonte që t’i tregonte botës se Rusia është një komb i shkëlqyer, dhe se Ukraina nuk është fare komb.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *