olicia e Kosovës ka bërë të ditur se pika kufitare në Merdar është liruar në qarkullim.
Në njoftim thuhet se bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar më 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim.
Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar ‘Merdar’, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, sot kanë hyrë në ditën e 20 barrikadat e vendosura në veri të vendit, ndërsa e fundit u vendos edhe tek pikëkalimi kufitar në Merdar, pjesën e Serbisë.
Vendosja e barrikadave nga grupe kriminale serbe u bë pas arrestimit të ish policit Dejan Pantiq, i dyshuar për sulm ndaj institucioneve të Kosovës, saktësisht zyrave të KQZ në veri të vendit.