Sektori për Punë të Brendshme Tetovë gjatë ditës së djeshme ka marr një denoncim për dhunë në familje. Sipas njoftimit për media të SPB-Tetovë 55 vjeçari Sh.F. ka sulmuar me një mjetë të fortë bashkëshorten dhe djalin e tij. Policia heton rastin.Më datë 25.12.2022 në ora 23:30 në SPB Tetovë, 46- vjeçarja nga Tetova, ka raportuar se ajo dhe djali i saj janë sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj Sh.E. (55) nga Tetova, i cili gjatë sulmit ka përdorur edhe një send të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.
