Artistja ndodhej në festën e ditëlindjes së një miku të saj
Rita Ora dukej sensacionale teksa mbërriti në festën e ditëlindjes të një miku të saj në një restorant në Londër. 32-vjeçarja mori vëmendjen e të pranishmëve teksa kishte veshur një fustan rrjetë ngjyrë kafe që kishte edhe një kapuç.
Veshja e yllit të popit arrinte deri te kyçet e saj dhe ajo veshi një palë taka të larta të zeza me platformë për t’i shtuar disa centimetra shtatit të saj.
Rita u pa duke mbajtur me vete edhe një pallto të zezë me pupla teksa po futej brenda restorantit. Por artistja nuk ishte e vetmja e pranishme në festë pasi ajo shoqërohej nga nëna e saj Vera dhe motra Elena.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që artistja me origjinë shqiptare është në qendër të mediave rozë për shkak të veshjes së saj pasi edhe më herët ka guxuar me veshje të tilla duke ekspozuar hiret e saj.