“Lajm i madh për Kosovën” – reagimet e ndërkombëtarëve në Twitter pas vendimit të BE-së për liberalizimin e vizave

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, sot ka shkuar një hap më tutje. Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, u pajtuan këtë të mërkurë për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e heqjes së vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Sipas vendimit, lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023.

Por, në rast se do të ketë vonesa për këtë sistem, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.

Pas këtij vendimi, reagime të shumta kanë “vërshuar” në Twitter nga personalitete të ndryshme ndërkombëtare, shkruan Telegrafi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *