Kisha nderin që sot të pres në zyrën e Komunës Tetovës, ish Presidentin e unitetit kombëtar të Shqipërisë, z. Alfred Moisiu i shoqëruar nga boksieri Gjetan Keta dhe Halim Abazi. Me z.Moisiu dhe sportistët biseduam për tema të ndryshme për shqiptarët që jetojnë anembanë botës dhe për karrierën e tyre të bujshme të cilët na bëjnë shumë më të njohur në botë. Me ish presidentin gjithashtu folëm edhe për zhvillimet e fundit politike në rajon dhe më gjerë, për rrugëtimin e tij nga ushtaraku e deri tek zgjedhja si President i Republikës së Shqipërisë nga një kompromis i gjerë nga të gjitha forcat politike.
Gjithashtu dje bashkë me ish presidentin morëm pjesë në njërin nga aktivitetet e festës së 28 nëntorit në komunën tonë! ka shkruar ne rrjetin social facebook, Bilall Kasami kryetar i Tetovës.