Po i përmbyllim festat e Nëntorit me aktivitete te ndryshme sportive dhe kulturore. Kështu duke filluar në ora 12:00 nga Shkolla Medicinale, nxënësit e kësaj shkolle do të defilojnë për në sheshin “Iliria”, për nder të festës së flamurit.
Në mbrëmje kemi sfidat e kampionëve në boks, “Nata e Kampionëve” na gjenë në sallën sportive të Shkollës Medicinale me fillim në ora 18:00.
Në mbrëmje me fillim në ora 19:00 në Shtëpinë e Kulturës në Tetovë festojmë me SH.K.A “Xheladin Zeqiri”, me këngë e valle, për të përmbyllur një muaj me përplotë aktivitete.
Ejani të festojmë së bashku ditën e flamurit!