Kryeparlamentari Talat Xhaferi pranues i titullit “Doctor Honoris Causa”

Sot në Tiranë, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, morri pjesë në shënimin e Përvjetorit të artë të Kolegjit Universitar, Qiriazi me ftesë të Kryetarit dhe Rektorit të Kolegjit Universitar, a pas vendimit të Senatit të tyre Akademik, i’a ndanë atij titullin më të lartë akademik, gjegjësisht titullin “Doctor Honoris Causa”.

Në shënim ishin të pranishëm fytyra të shquara të botës akademike. Ky titull, siç shkruan në arsyetimin e vendimit, i ndahet Kryetarit Xhaferi për kontributin e Tij të veçantë për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për mençurinë dhe vlerat e larta intelektuale dhe shtetformuese në mbrojtje të identitetit kombëtar, për lidhjet e Tij shpirtërore me ikonat e arsimit kombëtar Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi dhe Kristi Dako, që janë trashëgimi historike dhe vazhdimësi e Kolegjit  Universitar, Qiriazi.

Kryetari Xhaferi, në fjalën e tij të rastit për të shprehur falënderim u shpreh si vijon:

“Është emocion i veçantë, është nder i veçantë që gjithë jeta të kurorëzohet me një çmim, me një mirënjohje që është kjo sot nga Kolegji Universitar, Qiriazi. Është njohje për gjithë atë plejadë të njerëzve që kanë bërë me përkushtim përpjekjet për ruajtjen, ngritjen dhe sendërtimin e statusit tonë, qoftë politik, qoftë shoqëror, në viset ku ne jetojmë jashtë hapësirës së Republikës së Shqipërisë dhe, sdo mend që ky çmim, fillimisht u dedikohet të gjithë atyre bashkudhëtuesve të mi, me të cilët bashkë kemi bashkëvepruar për të arritur aty ku jemi sot, për të mund të vazhduar më tutje drejt sfidave që gjenden para nesh” – u shpreh Kryetari i Parlamentit të RMV-së, Talat Xhaferi.

Natyrisht se Kryetari shprehu falënderim të veçantë edhe për familjen e tij të ngushtë që është përkrahja e tij më e madhe.

Në suazat e shënimit u mbajt e dhe simpozium historik për nder të 131 vjetorit të themelimittë institutit Qiriazi dhe 100 vjetorit të rihapjes në Tiranë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *