Xhaka: Jemi gati ta shkruajmë historinë

Zvicra do ta luajë ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror të enjten në orën 11:00.

E një ditë para ndeshjes ka folur kapiteni Granit Xhaka.

“Jemi gati ta shkruajmë historinë. Jemi të përgatitur dhe besoj se kemi pasur kohë të mjaftueshme, por është më e lehtë të flasim sesa të bëjmë. Ne që nga fillimi nesër dhe të dominojmë ”, tha Xhaka.

30-vjeçari theksoi se kjo përbërje s’është ajo më e mira që ka Zvicra, shkruajnë mediat zvicerane përcjell Klankosova.tv

“Nuk do të thoja se ky është ekipi më i mirë që kemi. Ne jemi gati të bëjmë histori. Jemi të qetë, duam të fillojmë mirë dhe shpresojmë me tre pikë”- theksoi kapiteni zviceran.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *