Qyteti i Shkupit borxh kompanisë private të autobusave, nga nesër disa linja nuk do të qarkullojnë

Autobusët privat të linjave  9, 12, 22, 23 dhe 45, nesër nuk do të qarkullojnë për shkak se  Qyteti i Shkupit, nuk ia ka paguar borxhin kompanisë “Sloboda Prevoz.”

Pronari i kompanisë Lenin Jovanovski deklaroi se nëse nuk ka takim me përfaqësuesit e Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjes së Qytetit, do të ketë protesta dhe nëse edhe më pas nuk ka rezultat, transportuesit privatë do të shpallin grevë. Ai paralajmëron se rastin do ta paraqesë në  Komisionin Kundër Korrupsionit, dhe nuk përjashton mundësinë e ngritjes së padisë penale ndaj drejtorit të NQP-së për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Një muaj më parë, autobusët e NQP-së nuk kanë qarkulluar për një ditë kur punëtorët kanë hyrë në grevë kolektive për shkak se nuk ishin paguar. Më pas, për shkak të një borxhi që nuk mund të arkëtohej nga NQP, përkatësisht nga Qyteti i Shkupit, autobusët e transportuesit privat “Makexpress” kanë ndërprerë qarkullimin.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *