Ministria e Arsimit nesër pezullon mësimin në disa shkolla të Shqipërisë

Në disa shkolla të Shqipërisë do të pezullohet mëismi nesër për shkak të motit të lig. Kështu njoftoi ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kuqi.

Ministrja bën me dije se një veprim i tillë bëhet për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe mësuesve, si dhe për të shmangur çdo lloj rreziku të mundshëm.

“Pas situatës së rënduar për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve në disa zona të vendit, sapo zhvillova një mbledhje urgjente me drejtuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorive Rajonale Arsimore për të vlerësuar gjendjen e shkollave në të gjithë territorin.”, shkroi ajo në Facebook.

Megjithatë, Kushi tha se në pjesën më të madhe të shkollave situata është nën kontroll, nga verifikimet në terren problematika të rënduara paraqiten në zonën e veriut./21Media

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *