E-Konsullata, diaspora nga Maqedoni online mundet për dokumente

E- KONSULLATA- është platformë e digjitalizuar e shërbimeve konsullore, e cila e lehtëson marrjen e një dokumenti të caktuar dhe rrit efikasitetin e Përfaqësive diplomatike-konsullore.

Këtë platformë e prezantoi sot ministri i jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani.

“Me E-KONSULLATË, qytetarët tanë jashtë vendit dhe diaspora mund të caktojnë një termin dhe të aplikojnë për shërbimin konsullor online, me ç’rast do të kursejnë kohë dhe para.

Në mesin e shërbimeve janë: aplikimi për pasaportë të re, dokument udhëtimi, certifikatë për shtetësi, certifikatë nga evidenca penale, ekstrakte nga regjistrat, vërtetimi i identitetit, leje për transport kufome, certifikatë për gjendjen civile, si dhe të caktohet termin për shërbime tjera konsullore.

Platforma do të avancohet me kohë, dhe shumica e dokumenteve fazën e radhës do të jenë të disponueshme edhe me postë”, njoftoi ministri Osmani.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *