Çifti nga fshati Mokrievë, të moshës 70 dhe 69 vjeçare, kanë vdekur sot pasdite në një aksident të rëndë trafiku në dalje nga fshati Koleshino, afër Strumicës. Sipas informacioneve nga MPB Strumica, vetura “Volkswagen Passat” me shenja regjistrimi Strumicë, e cila drejtohej nga T.N. dhe në të cilën pasagjere ishte bashkëshortja e tij NN, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin buzë rrugës.
Nga plagët e marra të dy kanë ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konfirmuar mjeku i Emergjencave Mjekësore. Për shkak të dëmtimit të madh të veturës, në nxjerrjen e kufomave kanë marrë pjesë edhe zjarrfikësit nga TPPE Strumica. Në vendin e aksidentit një ekip policor dhe një prokuror publik nga Prokuroria Publike Strumicë kanë kryer këqyrje.
Ndryshe, në 24 orët e fundit ky është aksidenti i dytë trafiku me pasoja fatale në këtë rajon. Në rrugën lokale Novosellë – Mokrievë mbrëmë ka humbur jetën edhe një 38 vjeçar, banor i fshatit Mokrievë, ndërsa dy persona të tjerë janë lënduar.