S’ka masa paraburgimi për 10 huliganët

“Me urdhrin tonë policia ka siguruar personat e dyshuar sot nën Prokurori ku edhe janë marr në pyetje. Nga mëngjesi deri në orën 17:00  prokurori kujdestar ka marr në pyetje 10 persona dhe për të gjithë ka propozuar masa për siguri të cilat i ka pranuar gjykata. Të hënën do të vazhdohet me personat e tjerë”, Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë.

Ministria e Brendshme gjatë ditës njoftoi për Alsat se polici praktikant nga SPB në Kumanovë i dyshuar për dhunë është suspenduar nga detyra deri në përfundimin e procedurës penale.

“Mbi bazën e kallëzimit penal, Departamenti për kontroll të brendshëm në MPB ka miratuar propozimin për vërtetimin e përgjegjësisë disiplinore me largimin nga vendi i punës deri përfundimin e procedurës, respektivisht suspendimin e tij”, Ministria e Punëve të Brendshme.

Masat e kujdesit ose të sigurisë vijnë 5 ditë pas sulmit në lagjen “Orta Bunarë” ku 16 persona të maskuar dhe armë të ftohta sulmuan për motive akoma të panjohura dy të rinj shqiptar dhe i dëmtuan veturën njërit nga personat që ishin cak sulmi. Policia pas arrestimit të të dyshuarve bëri thirrje që rasti të mos keqpërdoret për qëllime politike duke shtuar se motivi i incidentit nuk kishte të bënte më çështje ndër-etnike./Alsat.m

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *