Top 10: Anglia me skuadrën me të vlefshme në “Katari 2022”, përpara Francës, Brazilit dhe Portugalisë

Kampionati Botëror do të drejtohet nga disa prej futbollistëve më të mirë në botë pasi të fillojë gara të dielën, më 20 nëntor.

Spektakli do të shfaqë talentët më të mirë të futbollit që luajnë në ligat më prestigjioze, duke përfshirë Ligën Premier, Serie A, La Liga dhe Ligue 1.

Lojtarët e Francës ngritën trofeun e Kupës së Botës në vitin 2018, duke fituar kundër Kroacisë në stadiumin “Luzhniki”, në Rusi.

Me 32 perfaqësuese që marrin pjesë në garë, disa skuadra natyrisht se do të kenë vlerën më të madh prej tjerash.

Sipas Marcas, Anglia do të shkojë në Katar me ekipin më të vlefshme në botë.

Të dhënat mbi vlerën e tregut të lojtarëve të mbledhura nga Transfermarkt tregojnë se Tre Luanët kanë lojtarë të shumtë të vlerësuar në 80 milionë euro ose më shumë.

Asi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, Phil Foden dhe Bukayo Saka janë disa nga lojtarët më të vlefshëm të Anglisë.

Franca është skuadra tjetër që shkon në Kupën e Botës me një ekip të shtrenjtë, me skuadrën që përmban disa prej talenteve më të mirë në botë.

Më poshtë keni listën me dhjetë përfaqësueset më të shtrenjta që marrin pjesë në Kampionatin Botëror:

Anglia – 1.35 miliard euro

Franca – 1.13 miliard euro

Brazili – 1.064 miliard euro

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *