Rënia e raketave në Poloni, NATO: Nuk ka indikacione se sulmi ishte i qëllimshëm

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është duke mbajtur një konferencë për media në Bruksel, ku pak çaste më herët është mbajtur seanca e ambasadorëve të Aleancës Veri-Atlantike, për të diskutuar për rënien e raketave në Poloni.

Ai tha se po vazhdojnë hetimet për raketat që kanë rënë në Poloni, por deri më tani nuk “ka indikacione se ishte një sulm i qëllimshëm”, transmeton Telegrafi.

“Analizat tona preliminare tregojnë se incidenti ishte shkaktuar nga mbrojtja kundërajrore ukrainase, që kishin për cak rrëzimin e një rakete ruse”, shtoi Stoltenberg.

“Më lejoni të jem i qartë, kjo nuk ndodhi për fajin e Ukrainës. Rusia bartë përgjegjësinë finale pasi po vazhdon me luftën e saj ilegale kundër Ukrainës”, shtoi kreu i Aleancës më të fuqishme ushtarake.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *