UNT filloi me punimet në kampusin universitar te kazerma Ilinden  

Të punësuarit e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, të udhëhequr nga rektori Prof.Dr. Izet Zeqiri sot nga afër ndoqën fillimin e punimeve tek hapësiart e reja të UNT-së në kazermën Ilinden në Shkup, tokë kjo të cilën qeveria ia ndau UNT-së kohë më parë.

Rektori i Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup Prof.Dr. Izet Zeqiri i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, ku edhe bën pjesë UNT tha se momenti i shumëpritur nga të gjithë të punësuarit dhe studentët arriti.

‘Sot fillojmë punimet në hapësirat e reja të UNT-së, hapi i parë konkret është pastrimi i hapësirës, përkatësisht rrënimi i objekteve të stërvjetëruara, që do ti hap rrugë rregullimit të kampusit. Pas rrënimit të objekteve të vjetra, fillojmë që në javën e ardhshme renovimin e tërësishëm të objektit trekatësh prej 3000 metrash katrorë, që sipas procedurave duhet të përfundon pas 4 muajve. Dal ngadal UNT po zhvillohet në të gjitha anët, si me numër të studentëve, poashtu edhe me rritjen e numrit të profesorëve dhe administratës. Tani erdhi koha edhe për makineri të rëndë ndërtimi’, tha Zeqiri.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu tha se për komunën e Çairit fillimi i punimeve është një lajm shumë shumë i mirëpritur pasi që kjo i shton vlerën kom,unës sonë edhe më shumë.

“Shtëpia” e Universitetit Nënë Tereza po merr formën e vet të vërtetë. Sot bashkë me rektorin e UNT-së, Izet Zeqiri, profesorë dhe studentë ndoqëm nga afër punimet që kanë filluar lidhur ne ndërtimin e Kampusit universitar të UNT-së te Kazerma “Ilinden”. Siç sqaroi edhe rektori Zeqiri, kampusi universitar do të jetë me të gjitha kushtet më moderne për studim në të gjitha drejtimet që ofron Universiteti Nënë Tereza, tha Ganiu.

Në ditën e parë të fillimit të punimeve në kazermën Ilinden, morrën pjesë punonjës akademik dhe administrativ, si dhe studentë . 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *