Qyteti Shkupit i ndan Vardarit 250 mijë euro! Reagon Omer Bunjaku

Omer Bunjaku,dejtori Sportiv i FC Shkupi   ka reaguar lidhur me vendimin e Qytetit të Shkupit  e cila i ka ndarë klubit të Vardarit 250 mijë euro,ndërsa potencon se këshilli i Qytetit me këtë veprim si duket po harron se nuk ka të drejtë të bëjë ndarje mes klubeve.
“Vallë a kanë harruar të zgjedhurit e popullit në kuvendin e qytetit (në përjashtim të shqiptarëve, të cilët nuk e kanë mbështetur), se jo të gjithë shkupjanët e duan Vardarin dhe se nuk duan që parat nga taksat e tyre të shkojnë në klubin që fare nuk ka të bëjë me ta.As unë që i paguaj taksat, nuk dua që të sponsorizoj dhe financoj klubin e Vardarit, hiq më pak kur edhe ne si klub që garojmë në Ligën e Parë kemi nevojë të madhe që të ndihmohemi nga buxheti i qytetit, arkën e të cilit e mbushin edhe me parat tona.
Është koha e fundit, që te përzgjedhurit e popullit në qyteti të mos bëhet për dikë nënë e për dikë njerkë, të gjithë të mundohen dhe të kryejnë obligimet sipas posteve që kanë marrë-shkruan Bunjaku. 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *