Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 Rihter goditi Italinë qendrore këtë mëngjes.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash.
Epiqendra e tërmetit u shënua në bregdet, rreth 64 km në lindje të Riminit.
Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Por pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë për dëme të shumta materiale.https://twitter.com/i/status/1590243607104978946