Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës dhe Shoqata për prodhim, shitje dhe shërbime Vita Nova – sh.p.k. Shkup, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi. Akti i këtij bashkëpunimi u firmos në zyrat e kësaj shoqate nga dekani, Prof. Dr. Xhezahir Idrizi dhe drejtoresha e kësaj shoqate, zonja Zagorka Bllazhevska.
Me këtë bashkëpunim, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës ka marrë përsipër që praktikën studentore, përgatitjen e punimeve përfundimtare dhe format e tjera të bashkëpunimit t’i kontraktojë dhe saktësojë në kohën e duhur.
Ndërsa, Shoqata për prodhim, shitje dhe shërbime Vita Nova – sh.p.k. Shkup, për nevojat e studentëve të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit do të mundësojë realizimin e praktikës studentore, përgatitjen e punimeve përfundimtare dhe lloje të tjera të bashkëpunimit me interes të ndërsjellë.