Ligji i BE-së që do të duhej të frenonte dominimin e Facebook dhe Google

Akti i Tregjeve Digjitale, i cili supozohet të frenojë rolin dominues të gjigantëve të teknologjisë, hyn në fuqi sot, me zbatimin që fillon në maj të vitit të ardhshëm.

Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian, arritën një marrëveshje për Aktin e Tregjeve Digjitale së bashku me Aktin e Shërbimeve Digjitale në mars të këtij viti. Këto janë dy rregullore të rëndësishme me të cilat BE-ja dëshiron të vendosë rregulla më të rrepta dhe përgjegjësi më të madhe në platformat digjitale, për të cilat pretendon se janë shndërruar në një lloj “rregullatorësh privatë”, transmeton Telegrafi.

Zbatimi i ligjit për tregjet digjitale fillon pas gjashtë muajsh. Termi kyç në ligj është “kontrollues i aksesit” në tregun digjital. Pasi të fillojë zbatimi në maj të vitit të ardhshëm, kontrollorët e mundshëm të aksesit që arrijnë kufijtë e përcaktuar në Aktin e Tregjeve Digjitale, duhet të njoftojnë Komisionin për shërbimet e tyre në baza të platformës brenda dy muajve – deri më 3 korrik 2023.

Më pas komisioni ka 45 ditë pune për të vlerësuar nëse sipërmarrësi në fjalë i ka arritur ato pragje, për të përcaktuar statusin e mbikëqyrësit të aksesit, jo më vonë se data 6 shtator e vitit të ardhshëm. Pasi të përcaktohet ky status, mbikëqyrësit e aksesit do të kenë gjashtë muaj kohë për të përmbushur kërkesat e Aktit për Tregjet Digjitale dhe jo më vonë se 6 marsi i vitit 2024.

Akti përcakton kriteret, mbi bazën e të cilave platformave të internetit duhet ‘u jepet statusi i mbikëqyrësve të aksesit. Bëhet fjalë për platforma digjitale që ofrojnë një lidhje thelbësore midis përdoruesve të biznesit dhe konsumatorëve, dhe ky pozicioni mund t’u mundësojë atyre të marrin rolin e një lloj ligjdhënësi, domethënë të vendosin vetë rregullat, prandaj pengesat në ekonominë digjital po lindin.

Për zgjidhjen e këtyre çështjeve, Akti për Tregjet Digjitale përcakton një sërë detyrimesh që ata do të duhej të respektojnë, si dhe disa sjellje që do t’ju ndalohen atyre t’i bëjnë.

Kontrollorët e aksesit në botën digjitale paraqesin atë që janë në botën reale, rrugët, urat e aeroportet.

Statusi i mbikëqyrësit të aksesit, do t’u jepet kompanive që menaxhojnë një ose më shumë të ashtuquajturat “shërbime të platformës bazë”, të listuara në Aktin e Tregjeve Digjitale.

Fjalë është për shërbimet e listuara më poshtë: shërbimet e ndërmjetësimit në internet, për shembull, dyqanet e aplikacioneve, shfletuesit e internetit, shërbimet e rrjeteve sociale, shërbimet e caktuara të mesazheve, të platformës së shpërndarjes së videove, asistentët virtualë, shfletuesit e internetit, shërbimet “cloud computing”, sistemet operative, platformat e internetit për tregti dhe shërbimet e reklamimit.

Bëhet fjalë kryesisht për gjigantë amerikanë të teknologjisë si Apple, Amazon, Google, Facebook dhe Microsoft, të cilët janë praktikisht të pashmangshëm për shkak të pozicionit të tyre në treg.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *