Kovaçevski do t’i mbledh liderët e partive parlamentare

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do t’u dërgojë ftesë partive politike parlamentare për takim të liderëve, në të cilën do të diskutohet për të ardhmen evropiane të vendit dhe për vendimet që duhet të merren në periudhën e ardhshme në Kuvend me një konsensus të gjerë politik dhe shoqëror.
Takimi është paraparë të mbahet të hënën, më 7 nëntor, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Takimi i thirrur nga kryetari i Qeverisë, Kovaçevski, organizohet me qëllim të hapjes së diskutimit për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe për vendimet që në periudhën e ardhshme duhet të merren në Kuvend me një konsensus politik dhe social”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Kujtojmë se javën e kaluar kryeministri Kovaçevski u bëri thirrje partive politike që të ulen dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët, duke theksuar se, sipas tij, është mirë të diskutohen ndryshimet kushtetuese, me qëllim të arritjes së një zgjidhje që do të ishte e pranueshme për të gjithë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *