Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka propozuar që afati për targat të shtyhet deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Abazi përmes një konference për media propozoi që afati për targat të shtyhet për dy muaj, që t’i jepet hapësirë procesit të Berlinit si dhe mos të ketë tensione në veri të vendit.
Sipas tij, 3 nëntori është një datë e një rëndësie të veçantë, përcjell Telegrafi.
“Pas një procesi 10 vjeçar të një dialogu që ka prodhuar shumë pak, në anën tjetër e kemi Serbinë që ka qëndruar me Rusinë, jemi në një udhëkryq shumë të madh…3 nëntori është një datë e një rëndësisë së veçantë dhe e vendos rajonin në binaret drejt integrimit Evropian”, ka thënë Abazi.