Sot në ambientet e Komunës së Tetovës realizova takim pune me Mark Barrett, përfaqësues i Project Leader of the project EU for Economic Growth dhe Evzi Hani, Regional Advisor.
Në takim u diskutua rreth iniciativës sonë për themelimin e një biznes inkubatori për mbështetjen e artizanateve, nga ku z. Mark Barrett shprehu gatishmëri në mbështetje të plotë rreth kësaj iniciative të ndërmarrë nga Komuna e Tetovës.
Drejt realizimit të zotimeve tona për një jetë më të dinjitetshme për të gjithë qytetarët tanë!