Skena kaotike dhe gaz lotsjellës në fushë në ndeshjen e Boca Juniors me Gimnasia

Trazira të mëdha shënuan ndeshjen e Superligës së Argjentinës mes Gimnasia La Plata dhe Boca Juniors, pas së cilës të paktën një person thuhet se u vra.

Pas skenave kaotike në Indonezi pesë ditë më parë, trazirat e reja të fansave kanë tronditur botën.

Këtë herë ndodhi në Argjentinë, ku mbrëmjen e së enjtes u anulua ndeshja mes Gimnasia dhe Boca e vlefshme për javën e 23-të.

Të paktën një person ka mbetur i vrarë pas një përplasjeje të ashpër mes tifozëve dhe policisë.

Trazirat e tifozëve kanë ndodhur para stadiumit sapo ka nisur ndeshja. Përleshja është përhapur në terren dhe më pas ka ndërhyrë policia.

Gjyqtari Herman Mastrangelo vendosi të ndërpresë ndeshjen në minutën e nëntë dhe policia u detyrua të përdorte gaz lotsjellës për të qetësuar trazirat.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *