Çmimi Nobel për Paqe u fitua nga grupet e të drejtave në Rusi dhe Ukrainë, së bashku me aktivistin e arrestuar bjellorus.
Avokati bjellorus i të drejtave të njeriut, Ales Bialiatski dhe dy organizata nga Rusia dhe Ukraina – Memorial, gjegjësisht Qendra për Liritë Civile – kanë fituar Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2022.
Fituesit u nderuan për “një përpjekje të jashtëzakonshme për të dokumentuar krimet e luftës, abuzimet e të drejtave të njeriut dhe abuzimin me pushtetin” në vendet e tyre përkatëse, raporton bbc.
“Ata kanë promovuar për shumë vite të drejtën për të kritikuar pushtetin dhe për të mbrojtur të drejtat themelore të qytetarëve”, tha Komiteti Norvegjez i Nobelit.
Fitorja e tyre vjen shtatë muaj pasi Rusia nisi një luftë në shkallë të gjerë kundër Ukrainës, me ndihmën e Bjellorusisë