Sot takohen Kovaçevski dhe Mickoski

Për sot pasdite është caktuar takimi i kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Raportohet se gjatë takimit do të bisedohet për krizën energjetike në vend dhe mënyrat për zbutjen e pasojave të saj. Takimi, siç konfirmuan dje nga Qeveria është planifikuar të mbahet në ora 16:00.

Përveç Mickoskit, në takim do të marrë pjesë edhe ekipi ekonomik i partisë, i cili do të prezantojë planin e VMRO-DPMNE-së për tejkalimin e pasojave të krizës.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *