Aktivistët e degës së Sarajit në Bashkimin Demokratik për Integrim në rrjetet sociale kanë publikuar foto me kreun e partisë. Në foto mungon kryetari i komunës Blerim Bexheti.
Siç njofton KlanM takimi është mbajtur në selinë e BDI-së në Reçice në mes kreut të BDI-së dhe kryetarit të kësaj komune ku janë adresuar pakënaqësitë e një pjese të grupit të BDI-së të cilët disa ditë më herët dolën edhe me një lëtër në media nëpërmjet të cilës i paraqitën disa pakënaqësi me të cilat nuk pajtohen në parti./Klanmacedonia