Kosova, kundë Qipros ndeshje vendimtare për pozitën e dytë

Përfaqësuesja e Kosovës sonte e zhvillon ndeshjen e fundit kundër Qipros, në Grupin 2 të Ligës C, në kuadër të UEFA Ligës së Kombeve.

Kosova është aktualisht e dyta me gjashtë pikë, gjashtë më pak se Greqia që është lidere e grupit.

Në anën tjetër, Irlanda e Veriut dhe Qipro kanë nga pesë pikë dhe po ashtu synojnë të mbesin në këtë ligë.

Kosovës i duhet vetëm një pikë për të qëndruar në Ligën C, duke shpresuar që kjo të arrihet sonte pa shumë probleme.

Kujtojmë se Dardanët në ndeshjen e raundit të para fundit pësuan ndaj Irlandës së Veriut në transfertë 2-1 edhe pse kishin epërsi 0-1, ndërsa Qipro triumfoi në shtëpi ndaj Greqisë 1-0.

Ndeshja KOsovë – Qipro fillon në ora 20:45 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe Dardanët duhet të marrin një pikë së paku për të shmangur rënien në Ligën D.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *