Babai dyshohet për vrasjen e foshnjës tremuajshe

Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka sjell urdhër për ngritjen e procedurës hetimore kundër një 44 vjeçari i cili ka privuar nga jeta fëmijën e tij, me ç’rast ka kryer vepër penale – “Vrasje”.Natën mes 25 dhe 26 shtatorit, derisa i dyshuari ishte në shtëpi me katër fëmijët e tij të moshës së mitur, mes të cilëve edhe foshnja tremuajshe, ka filluar ta godas fëmijën me duar dhe këmbë në kokë dhe trup. Në këtë mënyrë i ka shkaktuar plagë dhe gjakderdhje, si rezultat i të cilave fëmija ka ndërruar jetë. Meqenëse ekziston mundësia që i akuzuari të arratiset, apo të ndijoj ndaj dëshmitarëve, Prokurori Publik deri tek gjykatësi i procedurës paraprake ka propozuar masën e paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike./Alsat.mk

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *