Sistemi elektronik i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave ishte shënjestër e një sulmi kibernetik – haker nga grupi ndërkombëtar i hakerëve Black Byte më datë 12 të këtij muaji.
Sulmi shkaktoi bllokimin e procesit të rregullt të punës në ministri dhe pamundësoi proceset aktuale të punës.
Ministria ka njoftuar menjëherë qytetarët në ditën e sulmit dhe në mënyrë transparente në ditët e kaluara iu është përgjigjur të gjitha pyetjeve gazetareske lidhur me sulmin e hakerëve.
Sulmi është raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme për hetime dhe veprime të mëtejshme dhe për shkak të seriozitetit të sulmit, të gjitha sistemet e ministrisë janë çaktivizuar përkohësisht.
Sulmi shkaktoi dëme, pra deshifrim të të dhënave nga dokumentet e zyrës (ëord, excel, pdf), ndërsa aplikacionet e ministrisë si sistemi ERZS, FADAN, sistemi për identifikimin e parcelave bujqësore dhe aplikacionet e tjera nuk u dëmtuan nga ky sulm, një numër programesh paraprakisht menjëherë pas sulmit janë shkëputur dhe tani janë sërish aktivë.