Sipas Aleancës ushtarake e NATO-s, të gjitha shtetet duhet të refuzojnë “përpjekjet e qarta të Rusisë për pushtim territorial”.
“Referendumet e rreme në rajonet e Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhjës dhe Hersonit, nuk kanë legjitimitet dhe do të jenë shkelje flagrante e Kartës së Kombeve të Bashkuara”, thuhet në deklaratën e NATO-s të lëshuar të enjten.