Spanja mposht Francën dhe bëhet kampion i Evropës në basketboll

Basketbollistët e Spanjës kanë arritur fitore ndaj Francës në finalen e Eurobasketit, e cila u zhvillua sonte (e diel) në Berlin me rezultat 88-76 dhe këtë mënyrë fituan titullin e katërt evropian.

Spanjollët e hapën më mirë takimin dhe menjëherë erdhën tek epërsia dhe pas dhjetë minutave të para, rezultati ishte 23-14.

Ashtu vazhduan edhe në fraksionin e dytë të lojës dhe shkuan në pushim me rezultat 47-37.

Francezët u kthyen në lojë në përudhën e tretë të lojës, gjatë të cilës shënuan 20 pikë, kurse spanjollët 19 sosh.

Megjithatë, diferenca vazhdonte të ishte e lartë, derisa në përudhën e fundit Spanja shënoi 22 pikë kundrejt 19 të Francës dhe me rezultat të përgjithshëm 88-76 u shpall kampion i Evropës.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *