Zyrtare: Shkëndija rikthen Qatip Osmanin

“Qato” kthehet në shtëpi! Trajneri që numëron 5 trofe me Shkëndijën do të drejtojë kuqezinjtë në periudhën që pason. 

KF Shkëndija me kënaqësi komunikon marrëveshjen me trajnerin Qatip Osmani. Kuqezinjtë dhe tekniku 53 vjeçarë kanë firmosur kontratë 2 vjeçare me hapsirë për vazhdim të bashkëpunimit nëse gjërat shkojnë sipas planifikimit. 

Qatip Osmani kthehet në Shkëndijë pas tre viteve dhe merr drejtimin e skuadrës menjëherë në seancën e sotme stërvitore, ndërsa do të debutojë në takimin me Shkupin të programuar për ditën e shtunë.

Të jem këtu gjithmonë më jep një ndjenjë të veçantë, pasi e kam thënë edhe më parë se ky është klubi ku kam kaluar momentet më të bukura në jetë, qoftë si futbollist apo edhe si trajner. Vërtetë jam shumë i lumtur që kthehem në Shkëndijë. Njëkohësisht edhe i vetëdijshëm për atë që na pret, por edhe i bindur për të bërë punën e duhur që do na mundësojë të ecim drejt realizimit të objektivave“, është shprehur Qatip Osmani pas firmosjes së kontratës me Shkëndijën.

Qatip Osmani ndihmës trajner do të ketë Bashkim Livorekën, ndërsa stafi i tij teknik kompletohet me trajnerin e portierëve, Salejdin Mustafi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *