Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit kundër Gjeorgjisë (23 shtator) dhe Bullgarisë (26 shtator) nga grupi 4 në Ligën C të Kombeve.
Ndeshjen e parë të shtatorit Maqedonia do ta luajë në fushë mysafire në Tbilisi, ndërsa ndeshja në shtëpi kundër Bullgarisë është caktuar në Arenën “Todor Proeski” në Shkup.Stole DIMITRIEVSKI (Rayo Vallecano, Spanjë), Damjan SHISHKOVSKI (Doxa, Qipro), Kristian NAUMOVSKI (Shkupi), Igor ALEKSOVSKI (Rabotniçki);
Stefan RISTOVSKI (Dinamo Zagreb, Kroaci), Darko VELLKOVSKI (Al Etifaq, Arabi Saudite), Visar MUSLIU (Inglostat, Gjermani), Ezgjan ALIOSKI (Fenerbahçe, Turqi), Todor TODOROVSKI (Sumgait, Azerbajxhan), Stefan ASHKOVSKI (Lamia) , Nikola SERAFIMOV (MOL Fehervar, Hungari), Gjoko ZAJKOV (Vorskla, Ukrainë), Bojan DIMOSKI (Akademia Pandev);
Mesfushorë:
Elif ELMAS (Napoli, Itali), Enis BARDHI (Trabzonspor, Turqi), Arijan ADEMI (Dinamo Zagreb, Kroaci), Enis FAZLAGIC (Dunajska Streda, Sllovaki), Agon ELEZI (Varaždin, Kroaci), Jani ATANASOV (Hajduk, Kroaci), Stefan SPIROVSKI (Pyunik, Armeni);
Sulmues:
Milan RISTOVSKI (Spartak Trnava, Sllovaki), Bojan MIOVSKI (Aberdeen, Skoci), Darko ÇURLINOV (Burnley, Angli), Aleksandar TRAJKOVSKI (Al Feiha, Arabi Saudite), Valon ETEMI (Istanbulspor, Turqi), Dorian BABUNSKI (Debrecin) , Lupço DORIEV (Shkëndija);
Grumbullimi i përfaqësueses së vendit për ndeshjet e ardhshme kundër Gjeorgjisë dhe Bullgarisë është caktuar më 19 shtator (e hënë) në orën 12:00 në hotelin Hilton në Shkup.
Në grupin e Ligës së Kombeve, përfaqësuesja e Maqedonisë është në vendin e dytë me shtatë pikë nga katër ndeshje. Gjeorgjia është lider me dhjetë pikë. Bullgaria është e treta me tre, Gjibraltari ka një pikë nga katër ndeshje të deritanishme.