Kompania Pikcell Group, ish pronar i së cilës është kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski, do të ndërtojë fabrikën për prodhimin e paneleve diellore për termocentralet fotovoltaike në zonën industriale në Tetovë.
Përveç Pikcell Group, aksione në këtë kompani ka edhe SH.A.. Solar Horizon nga Sofja, kompani përmes së cilës paralajmërohet investim i madh gjerman.
Kompania u themelua me 250 aksione, secila me vlerë nominale prej 100 euro. I mbetet Qeverisë të njoftojë investitorin e madh gjerman, me të cilin duhet të lidhen dy kontrata për ndihmë shtetërore, njëra për dhënien me qira të tokës ndërtimore dhe tjetra për projektin e investimit.
Sipas “Faktor”, panelet diellore do të prodhohen më së shumti për eksport dhe në fabrikë fillimisht do të punësohen rreth 200 punëtorë. Aktiviteti i kompanisë do të jetë “prodhimi i pajisjeve të shpërndarjes dhe kontrollit të energjisë elektrike”.