Bayern Munich dhe Barcelona do të përballen në xhiron e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Dy skuadrat ndodhen në Grupin C të Ligës së Kampionëve dhe e nisën me fitore aventurën e sivjetshme në garën më të madhe evropiane për klube.
Bavarezët triumfuan në udhëtim te Interi me rezultat të pastër 2-0, derisa Barcelona u tregua e pamëshirshme për Viktoria Plzen duke e mposhtur me rezultat 5-1.
Si klubi gjerman ashtu edhe ai katalunas janë favoritë për ta kaluar grupin, por edhe ndër favoritët kryesorë për ta fituar trofeun e madh.
Gjithsesi përballja e tyre sonte në Allianz Arena pritet të jetë spektakolare ku nuk do të mungojë spektakli.
Trajeri i Bayernit, Julian Nagelsmann pritet t’i besoj në repartin ofensivë treshes së sulmit, Leroy Sane, Sergey Gnabry e Sadio Mane.
Në anën tjetër, Xavi Hernandez do të luaj me një mesfushë komplet spanjolle me Busquets, Gavi e Pedri, derisa sulmi do të përbëhet nga Raphinha, Dembele e Robert Lewandowski.