A i filmuan kamerat? Atentati me snajper në Durrës, autorët me furgon të bardhë e me targa të vjedhura

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i dështuar ditën e djeshme ndaj një personi në Durrës. Objektiv i këtij atentati ka qenë një person me inicialet A.N.

Ndërkohë gazetari i ABC Leonidha Musai, raporton se autorët lëviznin me një automjet tip furgon ngjyrë të bardhë.  Dyshohet se autorët e kanë ndjekur objektivin e tyre. Sapo ai ka zbritur nga makina, kanë qëlluar një herë me snajper, por plumbi nuk e ka kapur dhe ka qëlluar një makinë të parkuar me targa të huaja. Sapo kanë bërë atentatin, autorët me furgonin e bardhë janë larguar në drejtim të Plepave ku edhe kanë humbur gjurmët.

Burime për gazetarin e ABC, Leonidha Musai bëjnë të ditur se furgoni i dyshuar nga verifikimet paraprake rezulton të jetë me targa të vjedhura nga një automjet tjetër disa muaj më parë.Policia mësohet se ka nisur këqyrjen e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati ditën e djeshme. Zona në fjalë është e mbushur me kamera sigurie dhe pritet të dalin detaje të tjera rreth ngjarjes.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *