U përplas me tifozët, Spalletti: Po më shanin nga familja, shpëtova pa më goditur me shuplakë

Fiorentina dhe Napoli nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 në përballjen mes tyre e cila ishte e vlefshme për javën e 3-të të Serie A.

Një sfidë aspak e qetë për trajnerin Luciano Spallettin, i cili u ndëshkua që në minutën e 19-të me karton të verdhë, pasi kundërshtoi vendimet e gjyqtarit.

Tension pati edhe në fund të ndeshjes, ku tekniku i napolitanëve do të përplasej me një tifoz që ishte afër pankinës së skuadrës së Napolit në stadiumin “Artemio Franchi”.

Ndërsa Spalletti dhe një tifoz po debatonin, një shishe plastike fluturoi dhe goditi trajnerin e Napolit. Një tifoz tentoi të godiste me shuplakë Spallettin në momentin që ai u tërhoq nga sigurimi i ndeshjes, pas së cilës debati mes trajnerit dhe publikut zgjati edhe disa sekonda. Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen është filmuar gjithashtu duke drejtuar gishtin nga publiku.

“A do të flasim se sa të pasjellshëm ishin tifozët e Fiorentinës që ishin pas stolit tonë? Disa po ofendonin nga fillimi deri në fund të lojës. Fëmijët e tyre ishin ulur pranë tyre. Nuk mund të përsëris gjithçka që ata thanë, por ishte e pabesueshme. Vazhduan të më shanin nga familja. Mamaja ime është 90-vjeçe, lëjeni rehat”, tha Spalletti për DAZN.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *