Qeveria e Maqedonisë së Veriut pritet që sot të sjell vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në sektorin e energjisë e cila do të hyjë në fuqi nga 1 shtatori. Nga fillimi i shtatorit hyjnë në fuqi edhe masat për kursimin e energjisë elektrike të cilat do të vlejnë deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm.
Me këtë hap të Qeverisë, do të mundësohet që kompanitë energjetike të mund të fitojnë më shumë të holla në kohë krize, me qëllim të prodhimit më të madh të rrymës dhe blerjes së thëngjillit dhe mazutit.Nga EMV-ja për njoftojnë se gjatë gjendjes së krizës vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti, centralet e shtetit nga buxheti kanë fituar 171 milionë euro për tejkalimin e problemeve. Sipas informacioneve tona, për furnizim dhe prodhim të rrymës, EMV ka shfrytëzuar rreth 86 milionë euro vitin e kaluar ndërsa këtë vit 79,5 milionë euro. Për energji termike, ndihma financiare ka qenë rreth 6 milion euro.