Reagim: Tetova nuk është gjunjëzuar dhe nuk do të gjunjëzohet, edhe përkundër diskriminimit që na bën qeveria, Ne do i’a dalim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e djeshme aspak nuk e ka shqyrtuar kërkesën e Shtabit të Krizës së Komunës së Tetovës, ku kërkohej ndihmë për rajonet e prekura nga përmbytjet. Përmbytjet e ditës së diel dhe të hënë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytet, në fshatin Xhermë, Reçicë e Vogël, Poroj si dhe në fshatrat e malësisë së Tetovës, por për qeverinë këto dëme nuk ekzistojnë sepse në rend dite të seancës qeveritare Tetova nuk është vendosur fare.

Qeveria e papërgjegjshme e Kovaçevskit dhe Ahmetit, me vendimin e djeshëm nuk kanë treguar solidaritet dhe mbështetje për qytetarët për të vetmen arsye, humbja në zgjedhjet lokale të 20 gushtit. Ata nuk mund ta kapërdijnë humbjen dhe shkelmin e fundit që i’u dha populli atyre që për 20 vite shkatërruan çdo gjë, atyre që u pasuruan në kurriz të popullit dhe atyre që keqpërdorën djersën e qytetarëve. Mirëpo, ne jemi të vetëdijshëm për veprimet e qeverisë dhe nuk do ndalemi këtu, por do të vazhdojmë të punojmë dhe të jemi në shërbim të qytetarëve sepse ata besojnë në Ne, në opsionin tonë dhe në zhvillimin e qytetit.

Në anën tjetër, Komuna e Tetovës bashkë me ekipin e NKP-së, të zjarrfikësve dhe qytetarëve vazhdojnë të punojnë në terren për të pastruar të gjitha rrugët, lumenjtë, objektet për t’i treguar qeverisë se ne jemi në shërbim të qytetit dhe qytetarëve, e jo sikurse Ju që jeni në shërbim të politikës ditore dhe klaneve që dëshirojnë të shkatërrojnë Tetovën.

Nga këtu u bëjmë me dije se Tetova nuk është gjunjëzuar asnjëherë dhe do të vazhdojë të ec përpara pasi tashmë për këtë ka edhe mbështetjen e qytetarëve të cilët të shtunën i dhanë goditjen e fundit klaneve politike dashakeqëse. Ne edhe më herët e potencuam se problem i BDI-së dhe qeverisë nuk është Kasami apo këshilltarët, por janë qytetarët të cilët janë zgjuar dhe vazhdojnë të dënojnë politikat e BDI-së dhe partnerëve të tyre.

Doja të potencojë se: Tetova nuk është kundër ndihmës për Kërçovën dhe Strugën, por është kundër diskriminimit dhe diferencimit që i bëhet qytetit tonë, kundër hakmarrjes politike të cilën ju po e motivoni dhe e praktikoni çdo ditë, jemi kundër padrejtësive etj. Është hera e tretë që Tetova kërkon ndihmë nga qeveria për shkak të përmbytjeve dhe dëmeve të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore, por përgjigjja e tyre ka qenë negative thuhet ne reagimin e Kasamit.

Kjo qeveri, Tetovën e dëshiron vetëm në kohë të zgjedhjeve ku me mashtrime dhe propagandë tenton të bind qytetarët se ata e duan qytetin, por tashmë të gjithë e kanë kuptuar se qeveria e RVM, Tetovën nuk e llogarit fare. Nëse Ju nuk e doni Tetovën, nuk i doni qytetarët e saj, të paktën na lini neve të qetë, mos na pengoni sepse jemi duke e ndryshuar qytetin dhe duke e transformuar në një qytet evropian dhe për këtë kemi besimin e popullit. Tetova edhe këtë herë do t’ia del e vetme në përballimin me krizën e shkaktuar nga përmbytjet.

Vullneti i qytetarëve këtë herë është shumë më i lartë si kur më parë dhe bashkërisht do ti sanojmë të gjitha defektet!

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *