Beteja për pushtimin e Këshillit të Komunës së Tetovës sa vjen e rritet.
Kështu sipas sondazhit të fundit të Qendrës për Hulumtime dhe Komunikime Politike CRPC tregon se partia e Bilall Kasamit ka rritur epërsinë ndaj BDI-së me 1.15 për qind, krahasuar me sondazhin e mëparshëm të qendrës hulumtuese.
Në sondazhin e fundit për listën e këshilltarëve të Lëvizjes BESA do të votonin 19.7%, për listën e BDI-së 17.35%, që do të thotë se diferenca është dyfishuar në 2.35%, për dallim nga sondazhi i parë që ishte vetëm 1.2%.
Ndryshime ka edhe në partitë nga blloku politik maqedonas.
Për dallim nga sondazhi i mëparshëm, ku VMRO DPMNE kishte epërsi më të madhe ndaj LSDM-së, në sondazhin e fundit dallimi është zvogëluar, por për listën e VMRO-DPMNE-së sërish do të votonin rreth 2.3% më shumë se lista e LSDM-së.
Në përqindje, për partinë e Mickovskit në matjen e fundit do të votonin 9,4% nga numri i përgjithshëm i të anketuarve (350), për LSDM-në do të votonin 7,1% e të anketuarve.
Edhe tek Aleanca për Shqiptarët, ndryshe nga matja e mëparshme, u regjistrua një rritje e besimit për këtë parti me rreth 1%.
Për këtë parti, nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, 3.75% do të votonin për listën e Aleancës së Shqiptarëve.
1.65% do të votonin për PDSH-në e Menduh Thaçit dhe rreth 0.2 për qind më pak për listën e partisë Alternativa (1.45%).
Për listën e këshilltarëve të pavarur “Më mirë për Tetovën”, besimin e kanë dhënë 5,5% nga numri i përgjithshëm i të anketuarve.
Ashtu si në sondazhin e mëparshëm, më shumë se 28% e të anketuarve thanë se nuk do të votonin për asnjërën palë.
Në hulumtim vëmendje e veçantë i është kushtuar strukturës demografike të popullsisë, gjinisë, moshës, nivelit të arsimimit, statusit të punës dhe përkatësisë etnike.
Është një anketë e realizuar nga 1 gushti deri më 12 gusht me 350 të anketuar në zonën e Komunës së Tetovës.
Është përdorur një teknikë kërkimore ballë për ballë.

.